Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha, zyrtarisht e ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës.
FFK kishte tentuar që ta bindte atë të kalonte të “Dardanët”, por që ky tentim u refuzua.
21-vjeçari e ka pranuar ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Aktualisht Berisha luan te Rheindorf Altach, derisa është në huazim nga Red Bull Salzburg i Austrisë./Gazeta Sinjali/