Sulmuesi Astrit Selmani është dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në një ndeshje te ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds të dielën.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Selmani ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pas një goditjeje që e mori me bërryl nga kundërshtari.
Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator – do t‘iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekesore në spital.
“Astrit Selmani i humbi ndjenjat për disa sekionda gjatë një përplasjeje në ndeshjen kundër Ostersund që po zhvillohet momentalisht. Përvec vetullës së carë, ai mund të ketë përjetuar edhe tronditje në kokë. Astriti është duke u dërguar në spital tani për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Hammarby.
Astrit Selmani förlorade medvetandet under ett par sekunder vid kollisionen i den pågående matchen mot Östersund. Utöver spräckt ögonbryn kan hjärnskakning inte uteslutas. Astrit förs nu till sjukhus för vidare undersökning. Ytterligare info när vi vet mer. pic.twitter.com/JhHUdhJktH
— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) October 24, 2021