Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është operuar sot me sukses.
Nigeriani pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Interit, ku u detyrua me patjetër të operohet në fytyrë.
Napoli përmes një komunikate konfirmoi se Osimhen është operuar me sukses dhe tani nis rruga drejtë shërimit.
“Të martën në mëngjes, Victor Osimhen është operuar nga Gianpaolo Tartaro, që është asistuar nga Dr Mario Santagata me Dr Raffaele Canonico. Lojtari është duke ia dal mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim edhe në ditët në vijim”, shkroi klubi në komunikatë.
Osimhen operato allo zigomo. Prognosi di circa 90 giornihttps://t.co/glgW3NkgvU
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 23, 2021
“Napolitanët” gjithashtu konfirmuan se për plotë tre muaj futbollisti do jetë jashtë fushës. /Gazeta Sinjali Sporti/