image Sulmuan të miturin në Prishtinë më pas ia vodhën telefonin

Policia/ Sulmuan të miturin në Prishtinë më pas ia vodhën telefonin

news image

Një i mitur ka raportuar në polici se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht pastaj ia kanë vjedhur telefonin. Rasti sipas tij ka ndodhur dje në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Prishtinë.

Policia po heton rastin.

“Rr. Mic Sokoli, Prishtinë 12.02.2020 – 17:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka informuar se disa persona të pa njohur e kishin sulmuar fizikisht dhe më pasi i kanë grabitur një telefon mobile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/