Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar një polic në rrugën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Pas marrjes së informacionit për të shtëna me armë zjarri, policia kishte shkuar në vendngjarje, por aty kanë hasur në disa persona të cilët më pas e kanë sulmuar njërin nga policët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë 08.04, rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
“Me daten 08.04.2020 rreth ores 04:00, Policia ka pranuar informaten se ne Rr. “Ismail Qemaili”, ne Prishtine, nga nje veture ka pas të shtena me armë. Njesia policore ka shkuar ne lokacion dhe pas ndermarrjes se veprimeve policore gjate patrullimit ka lokalizuar vendin e sakte ku dyshohet se kishte pasur perleshje , gjate kontaktit qe kishin pasur me personat e dyshimt te njejtit kane sulmuar fizikisht nje zyrtar policor, pasi qe dyshohet se te njejtit ishin nen ndikim te alokolit. Kater te dyshuarit jane arrestuar “, ka thënë Hoxha.
Po ashtu policia gjatë kontrollit ka konfiskuar disa gëzhoja të armëve, ndërsa personat janë dërguar në mbajtje dhe rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar./GazetaSinjali/