image Sulmon babain me thikë, arrestohet i dyshuari

Siguri

Sulmon babain me thikë, arrestohet i dyshuari

news image

Është arrestuar një person në Dragash pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë babain e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Si ka ndodhur rasti?

Sinjali ka mësuar se pas një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit të tij, ky i fundit ka sulmuar me thikë babain duke i shkaktuar lëndime.

Gjithashtu Sinjali ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuklibeg të Dragashit rreth orës 11:20.

Pas sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/