image Sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet një person në Prizren

Siguri

Sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet një person në Prizren

news image

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj në strehimore.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 30.09.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht viktimën, femër kosovar e (e mitur), e cila është dërguar për tretman mjekësor, pastaj në strehimore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Sinjali /