Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar një person.
Policia bënë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte rreth orës 13:00 në lagjen “Emshir”, në Prishtinë./GazetaSinjali/