image Sulmohet një shtetase e huaj në Istog, Policia arreston një person

Siguri

Sulmohet një shtetase e huaj në Istog, Policia arreston një person

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Istog, pasi që ka sulmuar fizikisht një femër, shtetase të huaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet që ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Sinjali/