image Sulmohet mjeku në vendin e punës në Ferizaj, arrestohen dy persona

Kosovë

E turpshme/ Sulmohet mjeku në vendin e punës në Ferizaj, arrestohen dy persona

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë sulmuar mjekun.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet  I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të nëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun  S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore”, thuhet ne njoftimin e tyre.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies./ Gazeta Sinjali/