image I dyshuari që theri me thikë 25-vjeçarin në Prishtinë ka probleme psikike

Siguri

I dyshuari që theri me thikë 25-vjeçarin në Prishtinë ka probleme psikike

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një therje me thikë të një 25-vjeçari në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë. Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

Policia bën të ditur se sipas dëshmitarëve të rastit i dyshuari i cili ka sulmuar me thikë një person, vuan nga sëmundje psikike.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shërim shtëpiak.

I dyshuari për këtë sulm me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/