image Sulmohet fizikisht punëtori i Aeroportit të Prishtinës

Siguri

Sulmohet fizikisht punëtori i Aeroportit të Prishtinës

news image

Një punonjës në Aeroporti Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme, pas tollovisë së shkaktuar në këtë aeroport.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt.

“Denojme aktin e ulte te sulmit fizik ndaj punonjesit te ANP ‘Adem Jashari’ gjate kohes sa ishte ne detyre ne sherbim te udhetareve.Puna dhe perkushtimi i po ketyre punonjesve eshte ajo qe rendit aeroportin tone nder aeroportet me te mira te rajonit. Kompania jone do te ndjek te gjitha rruget ligjore ndaj ketij sulmi dhe ndaj cdo rasti tjeter kunder punonjesve tane te cilet jane edhe aseti me i vlefshem i kompanise sone“, ka shkruar Gara.

/GazetaSinjali/