image Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës, po kërkohej nga Policia

Siguri

Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës, po kërkohej nga Policia

news image

Një person i cili po kërkohej me urdhër arrest është arrestuar sot rreth orës 09:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i arrestuar (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Pushtim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

Sipas burimeve, i njëjti është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega Klinë, ku pas përfundimit të seancës fillestare dhe tërheqjes së revokimit, është liruar.

/GazetaSinjali/