image Sulmohen policët në Istog, arrestohen 4 persona

Siguri

Sulmohen policët në Istog, arrestohen 4 persona

news image

Sot në Istog janë arrestuar katër persona për sulm ndaj pjesëtarëve të policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë për Sinjalin se janë sulmuar zyrtarët policorë nga disa persona të cilët nuk kishin zbatuar urdhërat e policisë.

Gashi tha se gjatë patrullimit, zyrtarët policorë i kishin kërkuar shoferit të një autobusi që ta largoj nga vendi i parkuar ilegalisht.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Istog policia ka qenë duke patrulluar në trafik ku gjatë punës kanë kërkuar që një autobus i parkuar ilegalisht të largohet. Të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhëratë e policisë dhe janë arrestuar”, tha Gashi.

Ai tutje tha se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/