image Sulmohen me gurë policët në Prizren

Siguri

Sulmohen me gurë policët në Prizren

news image

Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Prizren, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari nuk i kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte sulmuar me gurë ata në rrugën Prizren-Reçan.

Për shkak të lëndimeve të marra, njëri nga policët ka marrë trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/