image Sulmi në xhaminë e Tiranës/ Çfarë deklaroi i dyshuari në polici

Shqipëri

Sulmi në xhaminë e Tiranës/ Çfarë deklaroi i dyshuari në polici

news image

Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë ‘Dinë Hoxha’ në Tiranë, i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Balkanweb raporton se çështja në prokurori për autorin, Rudolf Nikollaj, është referuar për “Financim të terrorizmit” që dënohet si vepër penale në Shqipëri me 15 vjet burgim ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar në polici ka deklaruar se: ‘’Myslimanët duhet të ndëshkohen’’.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës./Gazeta Sinjali/