image Sulmi iranian në dy baza la të vdekur 80 persona dhe mbi 200 të plagosur

Botë

Botë/ Sulmi iranian në dy baza la të vdekur 80 persona dhe mbi 200 të plagosur

news image

Të paktën 80 të vdekur është bilanci provizor i sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave irakiane, ku ka edhe prani të ushtarëve amerikanë.

Irani nisi operacionin ”Dëshmori Soleimani” duke nisur një sulm raketor në Irak kundër dy bazave që strehojnë trupat amerikane dhe të koalicionit, përfshirë ushtarë italianë.

Raketa balistike me rreze të shkurtër goditën bazat në al-Asad dhe Erbil, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA.

Televizioni shtetëror iranian citon burime të informuara të Gardës Revolucionare se rreth 80 njerëz u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën pas sulmit.

Humbje të mëdha u janë shkaktuar dronëve, helikopterëve dhe pajisjeve ushtarake të shumta në bazën al-Asad/ANSA.