Hakerimi i sistemeve elektronike shqiptare vazhdon të komentohet dhe analizohet nga prizma të ndryshëm.
Ekspertët e teknologjisë janë të përçarë për sa i përket pasojave që këto sulme do të kenë në sistemet shqiptare dhe nëse ato do të mund të rimëkëmbën.
Për ekspertin e teknologjisë Tomi Kallanxhi, i ftuar në studion e ABC Live hakerat vazhdojnë të qëndrojnë në sistem.
Sipas tij hakerat “janë akoma brenda” dhe duke iu referuar raportit të Microsoft ai u shpreh që “ishin dy akounte të komprementuara që kishin akses në TIMS.”
“Hakerat kanë qenë në Root Server, në trurin që komandonte të gjithë serverat e AKSHI-t, janë në një shtëpi, nuk do të thotë që ka vjedhur vetëm një dhomë, por është futur dhe te dhoma tjetër, edhe nëse janë në sistemin tonë, praktikisht nuk e kuptojmë dot”, tha Kallanxhi.