image Sulm seksual ndaj 3 të miturave në Prekaz

Siguri

Sulm seksual ndaj 3 të miturave në Prekaz

news image

Në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, të shtunën ka ndodhur një sulm seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar prej burimeve se janë sulmuar seksualisht 3 të mitura.

Sipas burimeve, 3 viktimat e mitura janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, i cili madje ka prekur njërën prej tyre nëpër pjesë të trupit.

I njëjti, menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa Sinjali mëson se kanë nisur hetimet. /Gazeta Sinjali/