Dy persona kanë vdekur për shkak të shtënave me armë jashtë një bari të komunitetit LGBTQ+ në kryeqytetin sllovak në Bratislavë.
Një person i tretë është plagosur në këtë sulm, raporton BBC, përcjell Sinjali.
I armatosuri u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, ka thënë policia.
Nuk dihet motivi i sulmit. Megjithatë, mediat lokale kanë shkruar se ai kishte shkruar në rrjete sociale statuse që tregonin se kishte pikëpamje kundër personave LGBTQ+ dhe çifutëve.
I dyshuari është identifikuar nga mediat sllovake edhe si djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.
Kryeministri Eduard Heger e dënoi sulmin duke thënë se çdo formë e ekstremizmit është e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.