image Sulm me thikë në një xhami në Londër, momenti kur Policia e arreston agresorin

Botë

Britani/ Sulm me thikë në një xhami në Londër, momenti kur Policia e arreston agresorin

news image

Një person është prangosur nga Policia, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në një xhami në Londër.

Policia u njoftua për një sulm me thikë në xhami dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Një person u gjet i plagosur me thikë, ndërsa një tjetër u ndalur me dyshimin e tentativës së sulmit, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqart.

Policia ka publikuar edhe një video nga momenti i arrestimit. /Gazeta Sinjali/