image Sulm me thikë në kopshtin e fëmijëve në Kinë, vriten gjashtë persona

Botë

Sulm me thikë në kopshtin e fëmijëve në Kinë, vriten gjashtë persona

news image

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.

Viktimat e tjera janë një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar lokal të qytetit. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.

Sulmi filloi pikërisht kur prindërit po i linin fëmijët e tyre në shkollë për klasat verore. Burri është arrestuar dhe policia e ka cilësuar këtë rast “sulm me dashje”.

Një pronar dyqani që punon pranë kopshtit i tha BBC-së se zona përreth është mbyllur.

Ndërsa videot e sulmit u përhapën në mediat sociale kineze, ato shkaktuan zemërim dhe tronditje.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thikë në vitet e fundit, megjithëse pati edhe një incident ku sulmuesi përdori një sprej kimik për të plagosur një klasë me 50 fëmijë.

BBC ka numëruar të paktën 17 sulme me thikë në shkolla, kolegje dhe universitete që nga viti 2010 – 10 prej tyre kanë ndodhur midis 2018 dhe 2023.

/GazetaSinjali/