Qyteti i Suharekës është duke përjetuar vitin më të mirë në futboll dhe në basketboll.
Ballkani në futboll dhe Ylli në basketboll po shkaktojnë befasitë më të këndshme në sportin kosovar.
Ekipi i Ballkanit me në krye me Ismet Munishi e përfundoi edicionin dimëror në pozitën e parë në Superligën e Kosovës.
Duke parë formën momentale, Ballkani shumë lehtë mund ta fitoj ligën dhe të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Kurse Ylli sonte shkaktoi befasinë e madhe duke e mposhtur Sigal Prishtinën dhe duke u kualifikuar në gjysmë-finale të Kupës së Kosovës.
Ata në gjysmë-finale do të takohen me Bashkimin e Prizrenit. Me një fitore të mundshme, Ylli do të mbante gjallë ëndrrën për të fituar Kupën e Kosovës./Gazeta Sinjali/