U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R dhe ai i Belgjikës, Philipe Roi des Belges në telegramet e tyre kanë uruar popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.
Ndërkaq presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin, duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të të dy vendeve, ka shprehur kënaqësinë që ky bashkëpunim vazhdon të thellohet pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia.
Edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka përmendur sfidat e shkaktuara nga pandemia, duke shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian.