image "Subvencioni 2021"/ Arrestohet një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë

Siguri

“Subvencioni 2021″/ Arrestohet një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar me aksionin “Subvencioni 2021”. Kësaj radhe në prangat e policisë ka rënë A.B. (emër i njohur për redaksinë), zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, Mehdi Mulaj.

Mulaj ka thënë se zyrtari i kësaj drejtorie është marrë dje nga policia.

“Po është marrë dje. Na është thënë që i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk na kanë treguar diçka më shumë. Jo, nuk e dimë nëse është liruar akoma, nuk kemi asnjë informacion”, tha Mulaj.

Aksioni “Subvencioni 2021” filloi javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe vazhdoi në zyrat e kësaj ministri në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë./Gazeta Sinjali/