Një stuhi e përcjellë me shi mbrëmë ka goditur një pjesë të Kosovës.
Moti me shi dhe vetëtima, pas një dite të nxehtë me diell, është përcjellur kryesisht në zonën e Dukagjinit.
Si pasojë e kësaj, në fshatin Tomoc të Istogut një lis është çarë në mes.
Në disa fotografi shihet se si një lis është ndarë në dysh tërësisht.
Kujtojmë se Istogu zakonisht është komuna më e prekur nga fatkeqësitë natyrore./ Gazeta Sinjali/