Prishtina është përfshirë nga një stuhi e madhe shiu, shoqëruar me breshër dhe bubullima, raporton Gazeta Sinjali.
Rrugët janë boshatisur, e mot i tillë është parashikuar pikërisht në orët e pasditës.
Në ditët vijuese do të mbetet mot i nxehtë, po ashtu parashikohet valë e të nxehtit afrikan. /Gazeta Sinjali/