Një hulumtim i realizuar së fundmi nga “Booking”, ka zbuluar se njerëzit që udhëtojnë janë më të lumtur.
Njerëzit e përfshirë në këtë hulumtim pretenduan se ata i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa ngjarjet e tjera të rëndësishme në jetën e tyre.
Pjesa më e madhe e njerëzve kishin më shumë lumturi kur planifikonin pushimet sesa kur planifikonin dasmën e tyre.
Pothuajse gjysma e personave të intervistuar thanë se takimet me partnerin nuk kishin emocione aq të forta, siç kishin kur planifikonin udhëtimet.
Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit vlerësojnë eksperiencat e reja më shumë sesa gjërat materiale. Pushimet dhe lumturia që ato të japin, zgjat më shumë sesa lumturia e blerjeve./Gazeta Sinjali/