image OKB: Kosovarët, ndër më të lumturit në botë

Kosovë

OKB: Kosovarët, ndër më të lumturit në botë

news image

Kosova është renditur vendi i 33-të në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, të cilin e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse, në Gadishullin Ballkanik, para Kosovës renditet vetëm Sllovenia, e cila renditet në vendin e 29-të.

Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin.

Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët.

Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj./Gazeta Sinjali/