image Aida Doci flet për marrëdhëniet që ka me fëmijët e Naserit

Bota e Yjeve

Aida Doci flet për marrëdhëniet që ka me fëmijët e Naserit

news image

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Aida Doci, muaj më parë i dha fund beqarisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Martesa e saj me menaxherin, Naser Qelin, bëri bujë nëpër mediat rozë për javë të tëra.

E ftuar në emisionin “NIN”, Aida u pyet edhe se si po ndihet pas martesës dhe si i ka marrëdhëniet me fëmijët e Naserit.

Ajo u shpreh se po e jeton kulmin e lumturisë.

“Unë jam duke e jetuar kulmin e lumturisë. Jetoj me Naserin dhe dy fëmijët e tij. Ata muj me than që janë dashni për mu dhe bekim për mu. Jemi familje e mrekullueshme”, u shpreh këngëtarja. /GazetaSinjali/