image Osmani uron Krishtlindjen, fton për mirëkuptim meqë po festohet në rrethana sfiduese
[wp-story id="814678"]

Sociale

Osmani uron Krishtlindjen, fton për mirëkuptim meqë po festohet në rrethana sfiduese

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë.

Ajo tha se edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj ka nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.

Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë. Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje! Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar Osmani./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person, Pema e Krishtlindjes dhe ambiente të jashtme