image Studimi i CIES, Ronaldo më i miri në Serie A, por Messi mbetet i pari

Futboll

Studimi i CIES, Ronaldo më i miri në Serie A, por Messi mbetet i pari

news image

Pavarësisht vështirësive që po kalon Juventusi dhe një sezoni, të paktën si ekip, më pak prestigjioz sesa pritej, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në Serinë A, të paktën sipas CIES.

Observatori i futbollit ka krahasuar performancat e lojtarëve që kanë zhvilluar të paktën dy të tretat e ndeshjeve nga 1 janari 2021 deri më sot, në ligat përkatëse, duke hartuar një renditje.

Ronaldo, i pesti në 5 kampionatet evropiane, qëndron në Itali përpara Insignes dhe Brozovicit. Jashtë top-20 mbetet Lukaku.

Observatori CIES ka zgjedhur më të mirët në Evropë dhe ka formuar një renditje përfundimtare me lojtarët më të mirë të 98 klubeve që luajnë në 5 ligat më të mira të futbollit.

Në Serinë A, Cristiano Ronaldo mori rezultatin më të lartë (89.3), i ndjekur nga Insigne (87) dhe Brozovic (85.4).

Pastaj Gosens (85.2), Luis Alberto (84.6) dhe Gianluca Mancini nga Roma (83.5).

Në nivelin evropian, kryeson Lionel Messi (92.5), i ndjekur nga Robert Lewandowski (89.5), që ndan në fakt vendin e dytë me Jorginhon e Chelsea (89.5).

Është për t’u habitur mungesa e Romelu Lukakut nga futbollistët e Serisë A, vendimtar në arratisjen e Interit në kampionat, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lautaro Martinez, duhet të jetë i kënaqur me vendin e 16-të (74.5).

Zlatan Ibrahimoviq nuk përfshihet në këtë klasifikim, pasi ka munguar në shumë ndeshje të këtij viti./Gazeta Sinjali Sporti/