image Studentëve të UP-së iu kushtëzohet që provimet t'i kryejnë me maska mbrojtëse dhe dorëza

Arsim

Studentëve të UP-së iu kushtëzohet që provimet t’i kryejnë me maska mbrojtëse dhe dorëza

news image

Studentët e Universitetit të Prishtinës janë rikthyer për të mbajtur provimet e qershorit.

Mirëpo, studentëve iu është kushtëzuar që mbajtja e provimeve të bëhet me maska mbrojtëse dhe dorëza, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se mbajtja e këtyre provimeve do të bëhet në kohë pandemia.

“Provimeve do të iu nënshtroheni me maskë mbrojtëse dhe dorëza, pa të cilat nuk mund të hyni në sallë ku do të mbahet provimi, për të mbajtur vetën dhe të tjerët përreth dhe për shkak se virusi mund të qëndrojë për disa orë ose ditë në sipërfaqe të caktuara. Studentët do të ulën individualisht në një bankë për ta respektuar distancën prej 1.5 m nga njëri-tjetri në një rresht dhe aq sa ka banka, aq do të ketë edhe karrige në një sallë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe përmes këtij njoftimi kërkohet nga studentët që të respektohen në maksimum udhëzimet e profesorëve dhe të punëtorëve të fakultetit në ditën e provimit. /Gazeta Sinjali/.