Titullin e parë për kampionë në Maqedoninë e veriut e fitoi FC Struga.
Struga u themelua në vitin 2015 dhe brenda tetë viteve arriti që të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi shqiptar triumfoi 3:0 ndaj Sileksit për ta siguruar matematikisht titullin, të parin në histori për ta.
Struga ka 62 pikë në elitën e futbollit maqedonas, shtatë më shumë se Shkupi që është i dyti në radhë.