image Strakosha dëshiron të vazhdojë me Lazion, mirëpo kushtëzon skuadrën romake

Futboll

Strakosha dëshiron të vazhdojë me Lazion, mirëpo kushtëzon skuadrën romake

news image

Strakosha është gati të rinovojë me Lazio-n, por ka një kusht, raporton “Radiosei” përcjell Sinjali Sport.

Sezoni që sapo është mbyllur nuk ka qenë një sezon i lehtë për Thomas Strakoshën.

Portieri shqiptar, veçanërisht në fazën e fundit të kampionatit, është lënë pothuajse gjithmonë në stol dhe nuk do që historia të përsëritet.

Kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2022 dhe ai kërkon garanci. Përveç rritjes së pagë, për të nënshkruar rinovimin, ylli kuqezi kërkon garanci edhe për sa i takon vendit në formacion.
/Gazeta Sinjali Sporti/