image Stone: Motra ime në spital me COVID-19, ju pa maskë ia bëtë këtë

Bota e Yjeve

Stone: Motra ime në spital me COVID-19, ju pa maskë ia bëtë këtë

news image

Aktorja e njohur Sharon Stone tha se motra e saj është infektuar me COVID-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë, teksa dha një mesazh për të tjerët që të mbajnë maska.

“Ju pa maskë ia bëtë këtë”, tha ajo, duke akuzuar të tjerët se infektuan motrën e saj.

Sharon Stone postoi në Instagram një foto të motrës së saj Kelly, e shtruar në spital me koronavirus.

“Disa prej jush ia bëtë këtë, vini një maskë, ju lutem”, shtoi Stone në mesazhin e saj.

Ylli i filmit “The Basic Instinct ” shkroi se motra e saj qëndronte e mbyllur dhe kishte fare pak kontakte, megjithatë u infektua. 

“I vetmi vend ku ajo shkoi ishte barnatorja. Por mbi të gjitha ata që nuk duan të vënë maskë, nuk tregojnë respekt për të tjerët”.

Edhe në SHBA, ka vështirësi për të identifikuar sëmundjen.

“Duhet të prisni pesë ditë për të marrë rezultatin”, tha aktorja. /Gazeta Sinjali/