“Rezultati i mirë do të ishte që ata me të vërtetë pajtohen të rinisin dialogun Prishtinë-Beograd dhe me të vërtetë të pajtohen që të bëjnë përpjekje për ta gjetur një zgjidhje politike për situatën në Kosovë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Forumin e Brukselit të martën.
Stoltenberg vazhdoi dhe tha se “NATO është e pranishme në Kosovë, ne kemi misionin tonë KFOR atje me mijëra trupa për të mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Serbia është partner i NATO-s. E kam vizituar Serbinë disa herë. Ne me të vërtetë kemi bërë një ushtrim me Serbinë shumë kohë më parë mbi gatishmërinë politike”, tha ai, duke shtuar se “NATO ka një histori edhe në Ballkan, duke kontribuar në fundin e dy luftërave në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.
“Sigurisht, ne mirëpresim ngrohtësisht rifillimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës për t’u përpjekur për të gjetur një zgjidhje. Nuk i takon NATO-s apo vendeve të tjera të diktojnë rezultatin, por fakti që ata po takohen është të paktën inkurajues. Le të shpresojmë se është një hap i parë për të rifilluar bisedimet e vërteta midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Stoltenberg.
I pyetur nëse procesi duhet të jetë nën kujdesin e BE-së dhe jo të SHBA-së, Jens Stoltenberg tha: “Ne kemi mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, mirëpresim çdo përpjekje për të bashkuar Prishtinën dhe Beogradin. Dhe jam plotësisht i bindur që BE dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i koordinojnë përpjekjet e tyre”.
Si përfundim, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se “në fund të ditës, askush nga jashtë nuk do ta diktojë rezultatin. Në fund të ditës, varet nga palët – në Prishtinë dhe Beograd – ta kenë procesin, për të përcaktuar rezultatin. Pra, çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara, çfarë mund të bëjë BE-ja, çfarë mund të bëjnë të tjerët është ta mbështesin atë, por palët duhet të dalin me një zgjidhje”. /Gazeta Sinjali