image Stivi Frashëri reagon më në fund pas sulmit ndaj tij në Gjilan

Futboll

Stivi Frashëri reagon më në fund pas sulmit ndaj tij në Gjilan

news image

Pas incidentit në fund të ndeshjes mes Gjilanit dhe Ballkanit të dielën, ku e pësoi portieri mysafir duke u sulmuar nga ata vendas, ka reaguar tani edhe vet portieri, transmeton Sinjali Sport.

Stivi Frashëri ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin ndaj tij duke theksuar se ai është duke bërë kontrolle të vazhdueshme nga stafi mjekësor i Ballkanit.

Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur t’i kthejë përgjigje të gjithë atyre që kanë pyetur për shëndetin e tij.

Më poshtë e gjeni statustin e tij të plotë, të postuar përmes një storie në Instagram.

/GazetaSinjaliSport/