image Zyrtare: Ballkani transferon portierin, Stivi Frashëri

Futboll

Zyrtare: Ballkani transferon portierin, Stivi Frashëri

news image

Stivi Frashëri është përforcimi i radhës i skuadrës së Ballkanit.

Gardiani më i ri i suharekasve me portokallinjtë ka arritur një marrëveshje dy vjeçare.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar. Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë” – thuhet në komunikaten e therandasve. /Gazeta Sinjali Sporti/