image Stivi Frashëri i jashtëzakonshëm, pret dy penallti ndaj Cluj - VIDEO

Futboll

Stivi Frashëri i jashtëzakonshëm, pret dy penallti ndaj Cluj – VIDEO

news image

Stivi Frashëri ka qenë i jashtëzakonshëm me dy pritje të bëra para pak çastesh ndaj Clujit, shkruan Sinjali Sport.

Teksa rezultati ishte 1-0 në të mirë të rumunëve, vendasit kishin rastin që të dyfishonin epërsinë, pasi u akordua penallti në favor të tyre.

Portieri i Ballkanit e përceptoi saktë gjuajtjen e kundërshtarit, duke u gjuajtur nga ana e djathtë e tij, megjithatë referi bëri thirrje që penalltia të përsëritej, pasi Frashëri e kishte bërë një hap më përpara gjatë momentit të ekzekutimit të penalltisë, që është kundër rregullave.

Pas përsëritjes, Frashëri sërish u tregua i suksesshëm në pritjen e penalltisë, këtë herë duke qëndruar në mes, përsëri duke e përceptuar anën e futbollistit kundërshtar.

/GazetaSinjaliSport/