image Arrestohet njëri nga tifozët që sulmoi portierin e Ballkanit, Policia deklarohet për Sinjalin

Futboll

Arrestohet njëri nga tifozët që sulmoi portierin e Ballkanit, Policia deklarohet për Sinjalin

news image

Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk shkoi në mënyrën e duhur, pasi një incident në fund bëri që ndeshja të ndërpritej, shkruan Sinjali Sport.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga disa tifozë të Gjilanit, duke bërë që ai të dërgohet menjëherë në ambulancë.

Pas këtij incidenti, Sinjali ka kontaktuar me policinë ku të njëjtit kanë bërë të ditur se një person tashmë është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në incidentin në Gjilan.

Më tutje Policia tha se “Policia e Kosovës po vazhdon në indentifikimin e personave të tjerë”.

/GazetaSinjaliSport/