Stivi Frashëri ka qenë i jashtëzakonshëm me dy pritje të bëra para pak çastesh ndaj Clujit, shkruan Sinjali Sport.
Teksa rezultati ishte 1-0 në të mirë të rumunëve, vendasit kishin rastin që të dyfishonin epërsinë, pasi u akordua penallti në favor të tyre.
Portieri i Ballkanit e përceptoi saktë gjuajtjen e kundërshtarit, duke u gjuajtur nga ana e djathtë e tij, megjithatë referi bëri thirrje që penalltia të përsëritej, pasi Frashëri e kishte bërë një hap më përpara gjatë momentit të ekzekutimit të penalltisë, që është kundër rregullave.
Pas përsëritjes, Frashëri sërish u tregua i suksesshëm në pritjen e penalltisë, këtë herë duke qëndruar në mes, përsëri duke e përceptuar anën e futbollistit kundërshtar.