image Stinori vjeshtor mbyllet me dy ndeshje interesante sot

Basketboll

Stinori vjeshtor mbyllet me dy ndeshje interesante sot

news image

Sot do zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.

Ndeshja kryesore sot do zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga ora 17:00, mes Prishtinës dhe Bashkimit.

Kryeqytetasit momentalisht kanë 17 pikë dhe me një fitore eventuale do kalonin nga pozita e parafundit (e shtata) në të gjashtën. Ndërsa, Bashkimi renditet në pozitën e pestë me 20 pikë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit renditen në pozitën e katërt me 22 pikë, kurse mitrovicasit të fundit me 15 pikë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Sezai Surroi’.

Kujtojmë që me këto dy ndeshje sot përmbyllet edhe stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.

/Sporti në Sinjali/.