Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të apo e para për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.
Ndeshja e parë do zhvillohet të shtunën në ‘Mizahir Isma’, aty ku Rahoveci e pret Vëllaznimi
Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja mes Bashkimit e Trepçës.
Ndërkaq, e diela do jetë e rezervuar për derbin e rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Kurse, ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo mes Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit.