image Sterling, objektiv i Barçës

Futboll

Sterling, objektiv i Barçës

news image

Ekipi i Barcelonës ka shprehur interesim për yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling. Kjo mund të ndodhë nëse Antoine Griezmann largohet nga klubi katalunas.

Mediat e huaja kanë raportuar se e ardhmja e anglezit në Manchester City është e paqartë. Prandaj, ekipi katalunas dëshiron ta shfrytëzojë rastin dhe ta ketë nën menaxhim sulmuesin.

Barcelona po e kërkon pasardhësin e Antoine Griezmannit, nëse ky i fundit largohet nga “Camp Nou”.

Mirëpo, shihet se është mjaft e vështirë të bindet City për ta shitur 26-vjeçarin.

Ish-futbollisti i Liverpoolit ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm të Premierligës në sezonet e fundit dhe ka shfaqur performancë të mirë me “tre luanët”, të cilët shkuan deri në finalen e EURO2020, ku u mposhtën nga italianët./Gazeta Sinjali Sporti/