Komuna e Prishtinës ka publikuar statistikat e të infektuarve me COVID-19, sipas grupmoshës.
Grupmosha më e prekur me koronavirus në këtë komunë, është 35-44 vjeç, 24%, dhe 25-34 vjeç, 22%.
Janë 298 raste aktive të moshës 35-44, dhe 264 raste aktive të moshës 25-34.
Ndërkaq, grupmosha 0-4 vjeç, janë me përqindjen me të vogël, 11 raste aktive, 1,8%.
Në Komunën e Prishtinës, numri total i rasteve aktive është 1 mijë e 192, 416 persona janë shëruar nga ky virus, teksa 21 kanë vdekur./ Gazeta Sinjali/