image St-Etienne e Lyon mbyllin javën në Ligue 1 me barazim

Futboll

St-Etienne e Lyon mbyllin javën në Ligue 1 me barazim

news image

St- Etienne dhe Lyon përmbyllën xhiron e nëntë në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i rivalëve të vjetër përfundoi baras 1-1.

Mysafirët nga Lyoni kaluan të parët në avantazh me golin e Houssam Aour në minutën e 42-të.

Në minutën e 74-të, portieri portugez, Anthony Lopez u ndëshkua me të kuq, pasi preku topin me dorë jashtë zonës së 16-shit.

Me këtë largim, Xherdan Shaqiri u detyrua që të zëvendësohej nga portieri rezervë.

Vendasit filluan tentimet e shumta pasi ishin me një lojtar më shumë dhe kjo iu shpagua kur, Wahbi Khazri realizoi nga pika e bardhë golin e barazimit.

Me këtë barazim, Lyoni gjendet në mes të tabelës me 13 poenë, kurse vendasit në fund me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/