image Top 5 ligat evropiane në program: Rashica, Zhegrova e Broja në aksion

Futboll

Top 5 ligat evropiane në program: Rashica, Zhegrova e Broja në aksion

news image

Futbolli evropian në top pesë ligat më të forta vazhdon edhe këtë vikend, shkruan Sinjali Sport.

Në Premier League zhvillohen pesë takime, ku vëmendja do jetë në Manchester dhe Norwich.

Skuadra e Manchester United e pret Southamptonin në xhiron 25-të në elitën e futbollit anglez.

Djajtë e Kuq synojnë fitoren që të mbesin në garë për luftën për top 4-shen që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa mysafirët vijnë pas një fitoreje të madhe kundër Tottenhamit.

Armando Broja pritet ta nis ndeshjen nga fillimi, pas një performance fantastike ndaj Spurs.

Përballje tjetër interesante do jetë ajo mes Norwich Cityt dhe Manchester Cityt.

Kampioni në fuqi po kryeson në tabelën e Premier League, duke pasur një kampanjë mjaftë të fortë, pasi gjendet nëntë pikë larg përcjellësit të parë, Liverpoolit.

Në anën tjetër Norwichi, nuk ka humbur në tre ndeshjet e fundit dhe synim kanë largimin nga zona e kuqe.

Milot Rashica u shpall lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Crystal Palace dhe sot pritet të startojë nga minuta e parë.

Ndeshje e ditës së sotme janë këto:

La Liga spanjolle sot zhvillon katër ndeshje të xhiros së 24-të, me fokus në Villarreal dhe Madrid.

Villarreali e pret Real Madridin në derbin e ditës në elitën spanjolle, ku dy skuadrat do kërkojnë fitoren, me mbretërit që të vazhdojnë luftën për titull, ndërsa nëndetësja e verdhë me synim inkuadrimin në top 4-she.

Takimi tjetër është ai në mes Atletico Madridit dhe Getafes.

Dy skuadrat nga qyteti i Madridit përballen në mes vete në “Wanda Metropolitano”, ku vendasit do kërkojnë triumfin, kurse mysafirët të befasojnë kampionin aktual.

Përballjet e së shtunës janë këto:

Serie A ka në program tri ballafaqime, të vlefshme për xhiron e 25-të, e ku vëmendja është në Napoli.

Skuadra vendase, Napoli e pret Interin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në derbin e kësaj jave.

Nerazzurri si kreu i tabelës i shkon vendit të dytë, në ndeshjen ku fitues e rrëmben pozitën e parë dhe merr lidershipin, pasi Interi ka 53 pikë, kurse Napoli 52 sosh.

Duelet e sotme në elitën e futbollit italian janë këto:

Bundesliga zhvillon xhiron e 22-të në këtë fundjave me gjashtë sfida në ditën e sotme (e shtunë).

Kampioni në fuqi, Bayern Munich udhëton në Bochum për t’u përballur me skuadrën e qytetit.

Bavarezzët janë duke ecur sigurt drejt titullit të radhës, ku janë nëntë pikë larg përcjellësit të parë, Dortmundit, kurse Bochumi mban vendin e 11-të në tabelë.

Ndeshjet në program në elitën e futbollit gjerman janë këto:

Futbolli në Francë ka vetëm dy ndeshje në ditën e sotme, të vlefshme për javën e 24-të.

Kampioni në fuqi francez, Lille viziton Montpellierin në ditën e sotme për këtë xhiro, ku synojnë t’i rikhehen fitoreve, pas debaklit që e pësoi nga PSG javën e kaluar.

Edon Zhegrova debutoi te Lille në takimin ndaj PSG, në vetëm gjashtë minuta, kurse sot shpreson ta nis nga fillimi për herë të parë ndeshjen te kampioni aktual.

Dy ndeshjet e sotme në program te Ligue 1 janë këto:

Përpos top 5 ligave sot zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Finalja dhe ndeshja për vend të tretë janë në program sot në futbollin ndërkombëtar.

Kampioni evropian, Chelsea përballet me atë amerikan Palmeiras, në finale e Kupës së Botës për Klube.

Blutë synojnë ta përmbyllin me trofe këtë garë dhe ta nisin mbarë vitin 2022 me titull.

Ndeshja për vend të tretë është ajo në mes Al-Hilal dhe Al Ahly.

/Gazeta Sinjali Sporti/