St- Etienne dhe Lyon përmbyllën xhiron e nëntë në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Derbi i rivalëve të vjetër përfundoi baras 1-1.
Mysafirët nga Lyoni kaluan të parët në avantazh me golin e Houssam Aour në minutën e 42-të.
Në minutën e 74-të, portieri portugez, Anthony Lopez u ndëshkua me të kuq, pasi preku topin me dorë jashtë zonës së 16-shit.
Me këtë largim, Xherdan Shaqiri u detyrua që të zëvendësohej nga portieri rezervë.
Vendasit filluan tentimet e shumta pasi ishin me një lojtar më shumë dhe kjo iu shpagua kur, Wahbi Khazri realizoi nga pika e bardhë golin e barazimit.
Me këtë barazim, Lyoni gjendet në mes të tabelës me 13 poenë, kurse vendasit në fund me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/