Spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova ka nisur me një surprizë interesante, veç se protagonistë nuk ishin banorët, por prezantuesja zyrtare e këtij formati televiziv, Jonida Vokshi.
Në fakt, ishte opinonisti i BBVK-së, Olti Curri ai që ka zbuluar se Jonida Vokshi është shtatzënë dhe po pret të sjellë në jetën fëmijën e saj të dytë.
Jonida Vokshi është e martuar me aktorin e njohur kosovar, Besnik Krapi dhe nga martesa e tyre kanë sjellë në jetë një vajzë.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë para dy vitesh.